Demokracia në Veprim (DNV) në një konferencë për medie, ka shpalosur të gjeturat e monitorimit të gjashtë ditëve të fushatës zgjedhore.
Përfaqësuesit e DnV-së, Ngadhnjim Halilaj dhe Florent Spahiaj kanë dhënë detaje për dhënat nga tereni.
Ngadhnjim Halilaj bëri të ditur se gjatë monitorimit të aktiviteteve të këtyre ditëve të fundit në shtatë komuna të mëdha të vendit dhe dy me shumicë serbe ka qenë shqetësuese mos respektimi i masave anti Covid, duke mos iu përmbajtur me korrektësi masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë, raporton arbresh.info.
Po ashtu, shqetësim tjetër i DnV-së, është edhe përfaqësimi i ulët gjinor, i cili sipas tij ka veç 27 për qind gra kandidate që i janë drejtuar elektoralit.
Po ashtu, sipas Ngadhënjim Halilajt edhe me në debatet televizive ka mungesë të grave në debate politike.
“Hapësira në debatet televizive nuk u është dhënë grave. Vetëm 17 për qind e grave janë në minutazhin e këtyre debateve. Nga të gjitha aktivitete zgjedhore, vetëm në 32% e rasteve ka pasur ofrim të infrastrukturës për persona me aftësi të kufizuara. Një pjesë e madhe e subjekteve politike nuk i raportojnë tubimet që duhet të paralajmërohen 24 orë përpara”, tha Halilaj.
Gjatë kësaj fushate zgjedhore DnV ka vërejtur se janë përdorur veturat zyrtare në pesë aktivitete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Temat më të përfolura gjatë fushatës së partive politike, sipas përfaqësuesve të DnV-së, kanë qenë temat e mirëqenies sociale, bujqësia dhe ekonomia.
“Ne i mirëpresim në platformën online t’i shfaqin të gjitha programet politike, në mënyre që qytetarët të arrijnë më lehtë. Po ashtu gjuha e urrejtjes janë vërejtur në 15% në aktivitete të partive politike”, tha Halilaj.
Në anën tjetër, përfaqësues të DnV-së kanë folur edhe për kostot e fushatës zgjedhore nga partitë politike.
Florenti Spahiaj tha se subjektet politike shpenzojnë jashtëzakonisht shumë, dhe fatkeqësisht sipas tij, deklarimit rreth këtyre shpenzimeve u janë përgjigjur veç tri parti politike.
“Lëvizja Vetëvendosje, partia turke dhe partia fjala kanë deklaruar shpenzime, ndërsa partitë tjera nuk janë përgjigjur . Dnv ka bërë disa rekomandime, një ndër to është edhe ajo që t’i subjektet politike t’i bëjnë publike shpenzimet e fushatës, dhe ku i marrin ato para.
Po ashtu DnV u ka bërë thirrje partive politike që t’i tërheqin spotet politike që përmbajnë gjuhë të urrejtjes./arbresh.info/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga