Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka thënë se fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit do ta bëjnë vetëm me të vërteta.
Ai ka shpalosur disa nga ato që i cilëson suksese të qeverisë që ai e ka udhëhequr (dhe është akoma në detyrë) në një tubim me qytetarë në Malishevë.
“Nuk kemi bërë shumë zhurmë për punët që i kemi kryer. Modestia e kolegëve të mi e ka mbuluar gjithë atë punë që është bërë në qeveri edhe për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve në kohë të pandemisë, por edhe me proceset e rënda të shtetndërtimit dhe të ruajtjes së fundamentit të shtetit dhe miqësive. Kam thënë qysh prej ditës së parë se këtë fushatë do ta bëjmë me të vërteta duke iu treguar qytetarëve të vërteta. Nuk ka qytetar që sot nuk e di të vërtetën pse është rrëzuar qeveria e kaluar ashtu sikur nuk ka qytetar që nuk e di të vërtetën për punët që kemi bërë për gjashtë muajt sa kemi qëndruar në krye të qeverisë. Nuk ka qytetar që nuk ka përfituar nga ndihma e shtetit në situatën që kemi kaluar. Kemi ridizajnuar komplet buxhetin e vendit dhe ju kemi dalë në ndihmë të gjithëve në situatën më të rëndë dhe për këtë ju garantoj që askush tjetër nuk do të mund ta bënte pos LDK-së”.
Hoti është shprehur shumë optimist sa i përket fitores së LDK-së.
“Jam i bindur që më 14 shkurt ne do të festojmë. Neve do të na votojnë bizneset, bujqit, arsimtarët, mjekët, ushtarakët – të gjithë pa përjashtim. Do të na votojë rinia në veçanti me të cilën është bërë punë e jashtëzakonshme në kohën më të vështirë të pandemisë. 700-800 të rinj janë trajnuar për ndërmarrësi, derisa 167 të rinj dhe të reja sot i kanë bizneset e veta dhe kontribuojnë për vete dhe familjen. Në fushën e rinisë ky është veç fillimi – ju garantoj”.
Kandidati i LDK-së për kryeministër ka thënë se në fushatën për zgjedhjet e kësaj të diele nuk po ballafaqohen programet zgjedhore./arbresh.info/
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?