Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë vizitës së klinikës shëndetësore në Bit Pazar njoftoi se afro 4 mijë punonjës shëndetësor janë paraqitur për të marr vaksinën antiCovid, e cila gjatë këtij muaji pritet të arrijë në vendin tonë.
“Biseduam se si do të organizohet puna rreth vaksinave nëpër punktet, në dy ndërrime dhe nga një ndërrim në poliklinikat e tjera, do të jenë aktive që të 7 poliklinikat. Deri në këto momente janë paraqitur afro4 mijë punonjës shëndetësor për të pranuar vaksinën. Në Poliklinikën Jane Sandanski do të punojnë 2 turne me nga 3 punkte, dhe do të mund që brenda një dite të vaksinohen 240 pacientë”, u shpreh Filipçe. ”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
I pyetur nëse qytetarët do të kenë mundësi që bëjnë zgjidhje se cilën vaksinë do ta marrin, ministri Filipçe u shpreh se tani për tani kjo është e pamundur, por se do të shqyrtohet në momentin që do të arrijë më shumë vaksina në vend.
“Kur të ketë më tepër vaksina atëherë në konsultim me punonjësin shëndetësorë mund të diskutohet se cilën vaksinë pacienti do të mund ta pranoj”, tha Filipçe.
“Web faqja ku qytetarët do të mund të paraqiten për të marrë vaksinën nesër do të jetë aktiv”, njoftoi Filipçe.
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...