Fushata zgjedhore ka bërë që masat anti-Covid-19 të shkelen thuajse nga të gjitha subjektet politike.
Ndonëse shumica e partive politike janë gjobitur për shkelje të këtyre masave, shkelja e Ligjit anti-Covid vazhdon.
Marshimet në sheshe, tubimet në restorante, takimet në oda e shtëpi private, ku numri i pjesëmarrësve kalon limitet e masave të aplikuar për parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe mbajtja e distancës nuk respektohet, po irriton qytetarët, shkruan arbresh.info.
Qytetarët pohojnë sa janë partitë politike ato që po kontribuojnë në shtimin e rasteve më Covid-19përmes këtyre organizimeve, duke mos respektuar aspak masat për parandalimin e kësaj pandemie, ndërsa janë qytetarët ata që nuk po kursehen aspak nga gjobat.
“Për që po e bëjnë nuk është në rregull, sepse siç janë edhe vendimet paraprake të OBSH-së, që tubimet të mos mbahen, por çështja e punëve politike është si gjithë herë te na por edhe në krejt botën, i mbajnë këto për interesa të veta partiake, ne ndihemi të rrezikuar nga kjo për shkaqe se i kemi prindërit në shtëpi, por sido që të jetë le të mbesin në ndërgjegjen e tyre”, u shpreh një qytetarë.
Një qytetar tjetër, thotë se Ligji anti-Covid po respektohet veç kur janë në pyetje qytetarët, e jo politikanët.
“Kjo është shumë keq pasi që këta po i bëjnë ligjet, apo i bëjnë ligjet vetëm për veti apo edhe për qytetarë, tash edhe policia çka bënë dallime, po ka raste shumë për kurrgjë hiq, veç kështu qysh e kam maskën unë, po japin dënime e andej me mija që po mblidhen kurrgjë hiq okej, po i mshelin sytë ku po duan, po i mshelin sytë, ku s’po dojnë jo”, tha një qytetarë për arbresh.info./Sahide Dedushi/
Për më shumë shikoni mendimet e qytetarëve më poshtë:
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të