Google ADS

Lëndimet s’po e lënë rehat Paul Pogban

11:00 | 9 Shkurt 2021
A. B.

Paul Pogba dëmtohet në momentin e tij më të mirë, dhe do jetë një mungesë e rëndësishme për Manchester United nē sfidat e ardhshme.

Kujtojmë që mesfushori u zëvendësua që në minutën e 39-të të pjesës së parë në ndeshjen kundër Everton nga Fred dhe ka qenë vetë trajneri Solskjaer që ka konfirmuar dëmtimin e tij.

“Është një dëmtim që do të duhen disa javë për t’u rikuperuar. Paul po punon me stafin mjekësor dhe do të përpiqemi që ai të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur në fushën e lojës. Sigurisht, që Pogba është shumë i rëndësishëm për ne dhe nuk duam ta rrezikojmë”, deklaroi norvegjezi.

Aktualisht Manchester United pozicionohet në vendin e 2-të të renditjes së Premier League me 45 pikë, 5 më pak se kryesuesi, Manchester City.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme