Dr Soumya Swaminathan, shkencëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të hënën tha që OBSH është duke diskutuar bashkëpunimin me zhvilluesit kinez të vaksinave kundër Covid-19, raporton CGTN.
“Ata janë të gatshëm të diskutojnë me programin COVAX dhe fillimisht të furnizojnë me 10 milion doza gjatë muajve të ardhshëm, kështu që ne jemi shumë të inkurajuar nga kjo,” tha Dr Soumya.
Dy vaksina kineze, prothuar nga Sinovac dhe Sinopharm, tani janë “në fazat e avancuara” të vlerësimit të procedurës së Regjistrimit për Përdorim Emergjent (RPE) të OBSH, një zyrtar nga OBSH tha javën e kaluar.
Deri më tani, vetëm vaksina Pfizer-BioNTech është aprovuar nga RPE. Dy vaksina tjera – AstraZeneca e Britanisë dhe SK Bioscience e Koresë Jugore – gjithashtu janë duke u vlerësuar, transmeton arbresh.info.
RPE, është një proces për licencim të vaksinave të reja nga OBSH.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...