Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ditë më parë paralajmëroi rikthimin në muzikë.
Ajo ka bashkuar forcat me yllin David Guetta, Gunna dhe reperin argjentinas Khea, projekti i të cilëve pritet të publikohet më 12 shkurt, shkruan portali arbresh.info
E artistja së fundi publikoi një pjesë të shkëputur nga klipi, në videon e shkurtër ajo tregoi se ka promovuar veshjet tradicionale shqiptare.
E për këtë gjë, Rita është duartrokitur nga të gjithë, madje edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e cila u shpreh tejet e lumtur.
“Kur Rita Ora dhe Valdrin Sahiti bashkojnë forcat për të promovuar traditën tonë si s’ka më mirë. Ju lumtë”, ka shkruar Vjosa.
Projekti i ri i yllit kosovar mezi po pritet edhe nga fansat e miqtë që mban në rrjete sociale. / arbresh.info/
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...