Gjendet pa shenja jete një person në Partesh

09:14 | 9 Shkurt 2021
S D

Në Pratesh me datë 08.02.2021, në ora 19:00, është raportuar se në objektin e tualetit të shkollës fillore ishte gjete pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore.

Viktima sipas informatave kishte qenë punëtor i një shkolle tjetër, shkruan Arbresh.Info

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme