Nigeria do të përdor vaksinat AstraZeneca

08:33 | 9 Shkurt 2021
Arbresh.info

Nigeria nuk ka gjetur ende variantin e Afrikës së Jugut të Covid-19 në popullatën e saj dhe do të vazhdoj planet për të shpërndarë vaksinën AstraZeneca, tha të hënën kreu i agjencisë së kujdesit shëndetësorë primar të vendit.

Faisal Shuaib, drejtor i agjencisë së kujdesit shëndetësorë primar, tha që autoritetet janë duke kërkuar me zell mostra për variantin Afrikano Jugor, dhe po nënshtrojnë mostrat nga udhëtarët që po kthehen nga Mbretëria e Bashkuar dhe Afrika Jugore për hulumtim të mëtutjeshëm gjenomik, raporton Reuters.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar që do të përdoret vetëm një vaksinë që është e efektshme kundër variantit predominant të Covid-19 në Nigeri,” tha Shuaib.

Nigeria pritet të marr 16 milion doza të vaksinës AstraZeneca nën programin COVAX. Thuhet që programi do të vazhdoj pasi që vaksina të certifikohet nga OBSH, e cila pritet të ndodh brenda disa ditëve.

Shuaib tha që Nigeria gjithashtu ka aplikuar për 7.6 milion doza të vaksinës Pfizer-BioNTech, 18.4 milion doza të vaksinës Johnson & Johnson dhe janë duke konsideruar vaksinat nga Rusia dhe India.

“AstraZeneca nuk është e vetmja vaksinë në të cilën kemi qasje,” tha ai, duke shtuar: “Ne kemi mundësi tjera në rast se gjendet varianti Afrikano Jugor në Nigeri.”

Nigeria, shteti më i populluar i Afrikës me 200 milion banor, ka raportuar 139,748 raste të konfirmuara të Covid-19 dhe 1,667 vdekje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme