Stakosha i hapur për kalim në Bundesliga
Portieri i Lazios, Thomas Strakosha është i hapur për një kalim në Bundesliga. “Është një ligë interesante”, ka thënë ai
Portieri i Kombëtares shqiptare nuk është më startues të Simone Inzaghi dhe duket se është duke i përgatitur valixhet për t’u larguar, pasi që ka pasur vetëm 8 paraqitje këtë sezon.
25 vjeçari ishte testuar pozitiv në nëntor, por Pepe Reina ka qenë një startues i rregullt prej që u transferua në skuadrën romake.
“Jam i hapur për sfida të reja”, ka thënë portieri i Lazios për Sky Sports DE.
“Roma është si shtëpia e dytë për mua, por Bundesliga është një ligë interesante, do të ishte një vend ideal për mua”.
Strakosha ju bashkua Lazios në verë të 2016-ës nga Salernitana dshe ka pasur 174 paraqitje për bardhekaltërit deri me tani. /GazetaExpress/
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë