Google ADS

KQZ përmes ekipeve mobile do t’iu mundësojë qytetarëve të infektuar të votojnë ditën e zgjedhjeve

07:46 | 9 Shkurt 2021
V. S.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 62.548 raste nga 252.163 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.526 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.791.

Ndryshe, vendi është në fushatë zgjedhor dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes ekipeve mobile do tu mundësojë qytetarëve të Kosovës të cilët janë të infektuar me COVID-19, që të votojnë në ditën e zgjedhjeve.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, KQZ-ja ka shpjeguar procedurën që duhet të ndjekin të infektuarit të cilët shprehin vullnetin që të votojnë.

Përveç se duhet të respektohen masat antiCOVID, duhet që gjatë votimit të ruhet edhe fshehtësia e votës, për çka KQZ-ja këtyre votuesve do tu ofrojë një zarf në të cilin këta votues duhet ta vendosin fletëvotimin.

Për çdo informacion shtesë, mund të kontaktoni linjën ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme