Google ADS

Sot 22 viktima dhe 75 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

16:53 | 8 Shkurt 2021
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 726 testime për coronavirus, ndërsa 75 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-45, Kavadar-11, Prilep-8, Strugë-3, Negotinë-2, Tetovë-2, Veles-2, Kumanovë-1 dhe Koçan-1.

Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe 22 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar numër rekord të të shëruarve, prej 1440 pacientëve.

Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 94.871, prej të cilëve 85.439 janë shëruar, ndërsa 2.946 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (8 shkurt) është 6.486.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme