Tre të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

15:10 | 8 Shkurt 2021
V. S.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (53 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (73 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 62.548 raste nga 252.163 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.526 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.791.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 120 raste, Prizren 25 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 19 raste, Podujevë 18 raste, Lipjan 16 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Ferizaj 8 raste, Obiliq 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 7 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Suharekë 4 raste, Kamenicë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Skenderaj, thuhet ne njoftimin e IKSHPK-se./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme