KQZ konfirmon arritjen e tre mijë zarfeve me fletëvotime nga diaspora

14:53 | 8 Shkurt 2021
M. A.

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se kontigjenti i parë me zarfe nga diaspora ka pasur 3 mijë zarfe me fletëvotime.

“Kemi zhvilluar komunikimin me ta për votat me postë, po ashtu edhe përmes postave të shpejta dhe të njëjtën do ta përdorim.Të shtunën i kemi marr diku rreth 3 000 zarfe nga posta e shpejtë dhe ky është kontigjenti i parë. Jemi në fazën e furnizimit dhe shërbimeve për t’i kryer këto aktivitete, jemi në fazën e trajnimit të këshillave të vend votimeve. Janë bërë të gjitha përgatitjet dhe janë shpërndarë kabinat e votimit, dhe sipas informacioneve pritet që fletëvotimet të arrijnë të premten në Kosovë shtypja e fletëvotimeve dhe nuk kemi pasur mundësi të shkojmë t’i shohim nga afër për shkak të pandemisë”, tha Ahmetaj gjatë mbledhjes së KQZ-së./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme