Largimi i tre milionë grave nga tregu i punës dhe mbyllja e shkollave për shkak të pandemisë përfaqësojnë një emergjencë kombëtare, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden, gjatë një interviste në CBS.
“Situata është shumë më tragjike nga sa e kemi menduar”, shtoi Biden duke shpjeguar se duke hyrë në Shtëpinë e Bardhë besohej se më shumë doza të vaksinës ishin në dispozicion.
“Ideja që ne mund të arrijmë imunitetin e tufës shumë përpara fundit të verës është shumë e vështirë të realizohet”, tha Joe Biden në lidhje me situatën e pandemisë në SHBA.
Biden siguroi që ai tashmë i ka kërkuar Pfizer dhe Moderna të prodhojnë më shumë doza të vaksinës antiCovid-19. /ATSH-ANSA/
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...
Moti sot i vranët dhe me shi