Google ADS

Hoti nga Podujeva: Vera po vjen, po vinë ditë të mira për Kosovën

13:10 | 8 Shkurt 2021
V. S.

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se qenë nder i tij dhe i LDK-së që ka nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardh.

Këtë deklaratë Hoti e ka bërë para llapjanëve duke treguar një  nga një pse qytetarët llapjan duhet të votojnë LDK-së, raporton arbresh.info

“Ka qenë nderi i jetës sime dhe i LDK-së që kemi nënshkrua marrëveshjen në Shtëpinë e Bardh. Neve na besojnë partneret ndërkombëtarë. Vera po vjen dhe ditë të mira për Kosovën po vijnë. E kemi sjell një njohje të re dhe e kemi përmbyll vitin më një vendim të rëndësishëm ku Ushtria e Kosovës është bërë pjesë e Ushtrisë Amerikane. Kjo është një ëndërr e bëmë realitet nga burrat e grat vizionar të LDK-së”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme