Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë ndaluar 15 persona.
Njoftimi i plotë:
Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e katër (4) personave për 48 orë dhe ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar./arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...