Çdo vendim për mbajtjen e Lojërave Olimpike Tokyo 2020, që janë zgjatur për një vit shkaku i pandemisë me coronavirus, duhet bërë duke u bazuar në shkencë, tha në një radio show Presidenti Sh.B.A, Joe Biden.
Lojërat pritet të fillojnë pas më pak se gjashtë muajsh, dhe qeveria Japoneze dhe Komiteti Internacional Olimpik zotohen t’i mbajnë siç janë planifikuar, megjithëse nën kushte të rrepta që mund të përfshijnë mbajtjen e tyre pa spektatorë, raporton Reuters.
Biden, duke folur në një radio program për Westwood One Sports të dielën gjatë pushimit mes pjesëve të Super Bowl, tha që shpreson që Lojërat do të mbahen, kryesisht për shkak të atletëve të cilët kanë ushtruar kaq shumë për Lojëra, transmeton arbresh.info.
“Kam biseduar me kryeministrin e Japonisë, ai është duke punuar shumë që të jetë në pozitë të sigurt për hapjen e Lojërave, mbajtjen e Lojërave dhe mendoj që kjo duhet bazuar në shkencë, nëse është e sigurtë për ato të ndodhin,” tha Biden.
“Imagjinoni gjithë ata atletë të cilët punojnë për katër vite, katër vite për një mundësi dhe papritur kjo mundësi humbet,” tha ai.
“Ata janë njerëzit që ndjejnë dhimbje – por ne duhet të bazohemi në shkencë,” shtoi ai. “Ne jemi një administratë që shtyhet nga shkenca, mendoj që pjesa tjetër e botës është gjithashtu. Shpresoj që mund të luajmë, shpresoj që është e mundshme, por mbetet për t’u parë.”
Lojërat Olimpike pritet të hapen më 23 korrik dhe të vazhdojnë deri më 8 gusht./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...