Google ADS

Strategjia vaksinave duhet ri-menduar me paraqitjen e varianteve rezistente

09:12 | 8 Shkurt 2021
Arbresh.info

Shkencëtarët udhëheqës kërkojnë të ri-mendohet plani i programit të vaksinimit, duke paralajmëruar që imuniteti i popullatës përmes vaksinimit nuk është i mundur për shkak të shfaqjes se varianteve sikurse në Afrikën e Jugut.

Komentet erdhën pasi që Universiteti Oxfordit dhe AstraZeneca pranuan që vaksina e tyre nuk do të mbrojë njerëzit nga sëmundja e lehtë dhe mesatare e shkaktuar nga varianti i Afrikës së Jugut, raporton The Guardian.

Gjetjet erdhën nga një studim i cili ka përfshirë më shumë se 2,000 njerëz në Afrikën e Jugut. Ata përcjellën rezultatet nga dy vaksina, Novavax dhe Janssen, të cilat janë përdorur atje në muajt e fundit dhe ishte gjetur se mbrojtja është e zvogëluar kundër këtij varianti – në rreth 60%. Pfizer-BioNTech dhe Moderna gjithashtu kanë thënë që varianti ndikon në efikasitetin e vaksinave të tyre, megjithëse vetëm në bazë të studimeve laboratorike.

Sidoqoftë, të gjitha vaksinat është gjetur që mbrojnë kundër sëmundjes më të rëndë, hospitalizimit dhe vdekjes, transmeton arbresh.info.

Shabir Madhi, profesor i vaksinologjisë në Universitetin e Witwatersrand, i cili ka qenë udhëheqës në një numër të hulumtimeve në Afrikën e Jugut, duke përfshirë atë të Oxford/AstraZeneca, tha që është koha të ri-mendojmë qëllimet për vaksinimin e masës kundër Covid.

“Këto gjetje rikalibrojnë të menduarit se si t’i qasemi virusit pandemik dhe të zhvendosim fokusin nga qëllimi i imunitetit të masës, në mbrojtjen e të gjithë individëve në rrezik për sëmundjes të rëndë,” tha ai.

Prof Andrew Pollard, udhëheqës në hulumtimet e vaksinës Oxford, theksoi vlerën e vaksinimit në zvogëlimin e barrës në sistemin shëndetësorë.

“Ky studim konfirmon që virusi pandemik do të gjejë mënyra të vazhdojë të përhapet në popullatën e vaksinuar, siç pritet, por, duke marrë rezultatet premtuese nga studime tjera në Afrikën e Jugut të cilat përdorin një vektor viral të ngjashëm, vaksinat mund të vazhdojnë të lehtësojnë barrën në sistemin e kujdesit shëndetësorë duke parandaluar sëmundjet e rënda,” tha ai.

Sarah Gilbert, profesoreshë e vaksinologjisë në Oxford, tha për BBC që edhe nëse vaksinat nuk zvogëlojnë numrin e të infektuarve me variante të tjera, ato shpëtojnë jetë. “Ne ndoshta nuk zvogëlojmë numrin total të rasteve, por aty ka akoma mbrojtje në rastet kundër vdekjeve, hospitalizimeve dhe sëmundjes së rëndë,” tha ajo.

“Kjo është shumë më rëndësi për sistemin shëndetësorë, edhe nëse kemi infeksione të lehta apo pa simptoma. Parandalimi i njerëzve të shkojnë në spital me Covid do të ketë një efekt madhor.”

“Ne ndoshta duhet të kalojmë në mbrojtjen e personave më të ndjeshëm, me vaksinat më të mira që kemi të cilat, megjithëse nuk ndalojnë infeksionin, ato me siguri do ndalojnë vdekjet,” tha Rvai Gupta, profesor i mikrobiologjisë klinike në Universitetin Cambridge.

Vaksinat kanë rezultate më të mira kundër variantit Kent. Të premten, ekipi i Oxford publikoi një studim, që tregon që efikasiteti ra në një mesatare nga 84% në 75%./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme