Google ADS

Hoti takohet me bizneset: Marrëveshja për nxitje të investimeve do të sjell rritje ekonomike

09:16 | 8 Shkurt 2021
M. A.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti mëngjesin e së hënës ka takuar përfaqësues të bizneseve, të cilë​t i ka njoftuar rreth përfitimeve nga marrëveshja për nxitje të investimeve.

Marrëveshjen e nënshkruar vitin e kaluar, Hoti e ka quajtur mundësi të mirë për bizneset, e që do të ndikojë në rritjen ekonomike në vend.

“Jemi mundu që si qeveri të jemi më afër bizneseve. Në muajin shkurt qarkullimi i bizneseve është më i madh se sa në  janar të vitit 2020 kur nuk ka pasur pandemi, tha Hoti.

“Shuma totale për projekte iniciale shkon në 1 miliard dollarë dhe kjo është mundësia më e mirë që e ka pasur Kosova, dhe sigurisht që ka kritere për t’i marr këto projekte nga DFC-ja dhe e para është që projekti duhet të ndikojë në rritje ekonomike në Kosovë”.

“Ne duhet të kemi instrumente financiare për t’i siguruar investitorët e jashtëm që ata të janë të sigurt”, ka shtuar Hoti.

Më 31 dhjetor të viti të kaluar kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nënshkruan marrëveshjen për nxitjen e investimeve, e cila mundëson vënien në dispozicion të mbështetjes financiare të SHBA-së, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme