Franca ka raportuar një rënie të numrit të infeksioneve të reja me COVID-19 për të katërtën ditë radhazi.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë kanë treguar se ka qenë 19,175 numri i rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, krahasuar me 20,586 një ditë më parë, shkruan Reuters.
Por të dhënat gjithashtu kanë treguar se numri i pacientëve që po trajtoheshin nëpër spitale për shkak të këtij virusi është në rritje në 27,694 nga 27,369 sa ishte një ditë më parë.
Qeveria franceze iu ka rezistuar thirrjeve për një bllokim të tretë në mbarë vendin.
Kjo thirrje vjen nga ekspertët e shëndetit të cilët i druhen variantit të ri të virusit i cili mund ta mbingarkojë sistemin shëndetësor në vend.
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...