Vjosa Osmani për letrën e Biden: E vetmja rrugë është njohja reciproke

17:19 | 7 Shkurt 2021
M. A.

Ushtruesja e detyrës e presidentes, Vjosa Osmani, është politikanja e radhës që ka reaguar pas letrës së presidentit të SHBA-së, Joseph Biden, drejtuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që ta njohë Kosovën

Ajo ka thënë se qëndrimi i Bidenit në lidhje me dialogun është i qartë dhe e vetmja rrugë është njohja reciproke.

“Mirëpres qëndrimin e presidentit Joe Biden në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Është e qartë se rruga e vetme për dialog është marrëveshja për njohje”, shkruan Osmani.

Ajo ka thënë se kjo është qasja e duhur që ka munguar që nga fillimi i dialogut.

“Një qasje që ka munguar që nga fillimi i dialogut, një qasje që duhet për përfundim të suksesshëm”, tha Osmani.

Pas letrës së Bidenit gjatë ditës së sotme, ka ngjallur reagime të ndryshme, përderisa personalitetet shqiptare e kanë mirëpritur, por një gjë e tillë nuk është mirëpritur nga përfaqësuesit e Serbisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme