Google ADS

Degradimi i urës së Zogut, të rinjt dalin në protestë: Ku është shteti?

16:39 | 7 Shkurt 2021
Arbresh.info

Ura e Zogut është drejt degradimit si pasojë e rreshjeve të shumta të cilat duket sikur po i japin goditjen e fundit këtij monumenti kulturor. Mungesa e vëmendjes nga institucionet për degradimin e Urës së Zogut në Milot, ka ngritur një grup të rinjsh të zonës në protestë.

Mësohet se janë rreth 1500 persona të cilët kanë firmosur një peticion të cilin do ia dërgojnë institucioneve vendore dhe qendrore.

Përmes këtij peticioni kërkohet që ky monument kulture i kategorisë së parë të mbrohet. Prej vitesh është paralajmëruar për pasojat që sjell marrja e inerteve pa kriter mbi lumin Mat, ku tashmë , ura me harqe ose e njohur si ura e Zogut po shkon drejt rrënimit total.

Vetëm gjatë javëve të fundit njëra nga këmbët është zhytur në shtratin e lumit me afro dy metër, duke bërë që ura të thyet në mes.

Nëse nuk ndërhyhet me shpejtësi, e gjithë ura mund të rrëzohet në rrjedhën e lumit, duke zhdukur përfundimisht një nga veprat me të bukura të ndërtuara një shekull më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme