Apple teston një mënyrë të re për të zhbllokuar iPhone me maskë në fytyrë

15:53 | 7 Shkurt 2021
Arbresh.info

Disa përdorues të iPhone së shpejti do të jenë në gjendje të zhbllokojnë telefonat e tyre inteligjentë pa pasur nevojë të heqin maskat e fytyrës në publik.

Apple ditëve të fundit po teston programin e ri iOS që do të lejojë njerëzit të zhbllokojnë mjetin e sigurisë së njohjes së fytyrës së iPhone-it, Face ID, nëse ndodh që të kenë të veshur edhe një maskë, shkruan CNN.

Aktualisht, Face ID njeh se kur dikush ka maskë në fytyrë, pasi nëse tenton ta hapësh telefonin në atë mënyrë, në ekran shfaqet kodi.

Por azhurnimi i fundit, i cili është pjesë e një prove beta për zhvillues, e që ka të ngjarë të dalë së shpejti, do të lejojë që një iPhone të komunikojë me një Apple Watch të sinkronizuar kur telefoni do të përdorë Face ID-in.

Apple tha se përdoruesit do të duhet të zgjedhin këtë veçori. Për qëllime të sigurisë, azhurnimi do të funksionojë vetëm për të zhbllokuar telefonin; përdoruesit do të duhet akoma të shkruajnë një kodkalim për të bërë transaksione përmes Apple Pay, App Store ose iTunes nëse mbajnë maskë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme