Google ADS

Arrestohet ish-mesfushori i Lazios, policia i sekuestron kokainë dhe 210 mijë euro

23:49 | 6 Shkurt 2021
A. B.

Alesandro Corvesi e nisi karrierën me te rinjtë e Lazios, ku u aktivizua në disa ndeshje, por pa mundur të bashkohet me ekipin e parë.

32-vjeçari ka rënë në prangat e policisë dhe tani ndodhet në burg. Shkak për këtë është bërë një kontroll i policisë në shtëpinë e futbollistit, ku janë sekuestruar 25 pako me kokainë, 26 kg, me një vlerë prej 5 milionë eurosh.

Gjithashtu në shtëpinë e Corvesit janë sekuestruar edhe 210 mijë euro. Menjëherë pas kësaj, lojtari italian është arrestuar dhe tani ndodhet në burg, teksa ende nuk është dhënë masa përfundimtare për dënimin e tij.

Në të ardhmen, mesfushori italian ka luajtur për skuadrat në kategoritë e ulta në vendin e tij, duke filluar nga Parto, te Pavia, Lupa Roma dhe së fundmi Kampus Eur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme