Reshje të mëdha të borës dhe stuhitë do të kaplojnë Holandën gjatë ditës së nesërme, prandaj për këtë arsye është vendosur një alarm i kuq meterologjik për të gjithë vendin, i pari i tillë në nëntë vitet e fundit.
Qeveria paralajmëroi qytetarët sot për shkak të erës që do të fryjë deri në 90 kilometra në orë dhe deri në 20 centimetra dëborë, e cila mund të çojë në depozita të rrezikshme dëbore në rrugë dhe dukshmëri të kufizuar, raporton Reuters, transmeton portal arbresh.info
Të gjitha qendrat e testimit të koronavirusit do të mbyllen, thanë autoritetet shëndetësore.
Trafiku hekurudhor do të mbahet në minimum.
Aeroporti i Shipol ka paralajmëruar se mund të ketë vonesa të fluturimeve, por edhe anulime. Supermarkete të mëdha kanë anuluar dërgesat e ushqimit.
Të gjitha ndeshjet profesionale të futbollit të planifikuara për nesër janë anuluar dhe këshilli i qytetit në Amsterdam ka vendosur të mbyllë të gjitha kanalet në mënyrë që ato të përdoren për patinazh gjatë javës.
Në Hollandë, masat e “bllokimit” janë tashmë në fuqi për shkak të koronavirusit, brenda të cilit dyqanet, restorantet, baret dhe vendet e tjera publike nuk kanë punuar për javë të tëra./arbresh.info/
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...