Google ADS

Kështu do të jetë moti nesër

19:52 | 6 Shkurt 2021
A. B.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për vikend.

Sipas IHK-së, dita e diele do të karakterizohet me mot stabil, me diell dhe vranësira të pjesëshme, më të theksuara rrëzë maleve.

Në viset e ulëta dhe mesatare parashihen kushte për mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme