Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të shtunën në Shtime se të gjitha partitë politike në Kosovë, në pushtet dhe opozitë, ishin kundër Marrëveshjes së Uashingtonit të cilën e nënshkruam ne, ndërsa tani po heshtin kur po i shohin rezultatet e saj, 1 miliard investime që kanë filluar të alokohen në Kosovë, njohjen nga Izraeli, përfshirjen e ushtrisë sonë në misione paqeruajtëse etj.
“U bënë bashkë të gjithë kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës për të kundërshtuar dhe minuar Marrëveshjen e Uashingtonit, të cilën e nënshkrova me presidentin Trump. Disa kishin paranoja për thika dhe harta, për gjoja copëtimin e Kosovës, disa kundërshtonin sepse dëshironin të ishin protagonistë, ndërsa disa të tjerë synon të sabotonin shtëpinë vet për konsum të brendshëm. Unë dhe partia ime qëndruam fuqishëm, pasi që në Shtëpinë e Bardhë është sublimuar pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës dhe asnjë e keqe nuk vjen nga partnerët tanë historik dhe strategjik”, tha kryeministri Hoti gjatë bashkëbisedimit me banorët e Shtimes.
Hoti e ka falënderuar administratën Biden që në fillim të këtij muaji ka filluar zbatimin e pikës së Marrëveshjes së Uashingtonit për investime amerikane nëpërmes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC).
“Të nderuar qytetarë, kanë kaluar disa muaj nga kjo marrëveshje historike e Kosovës dhe asnjë e keqe nuk na erdhi. Të mirat e kësaj marrëveshje do ta forcojnë shtetin e Kosovës, do të përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe do të na ndihmojnë të integrohemi në NATO, BE dhe OKB”, shtoi kryeministri Hoti.
Duke bashkëbiseduar me banorët e Shtimes, Hoti premtoi vazhdimin e përkrahjes për sektorin e bujqësisë, për të cilin tha se vetëm gjatë këtij viti, janë dyfishuar subvencionet për bujqit.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?