Kohët e fundit është bërë shqetësuese keqtrajtimi i qytetarëve nga ana e zyrtarëve policorë.
Për të parandaluar tejkalimin e autorizimeve të zyrtarëve policorë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka paralajmëruar se shumë shpejt policët do të pajisen me kamera në trup.
Një veprim i tillë është mirëpritur nga njohësit e fushës së sigurisë.
Ata pohojnë se me përdorimin e kamerave të trupit do të mbrohen të dy anët, policët dhe qytetarët.
Madje, ata e kanë quajtur të vonuar këtë veprim, raporton arbresh.info
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala thotë se përmes kësaj forme policët dhe qytetarët vetëdijesohen, pasi që çdo veprim i tyre do të përdoret si prove materiale në një procedurë hetimore.
Shala shprehet se me kamera duhet të pajisen vetëm pjesëtarët e rendit dhe ata të trafikut të cilat kanë kontaktin e parë më qytetarët.
“Në lidhje me përdorimin e kamerave të trupit nga ana e pjesëtarëve të PK-së, unë e shoh si një veprim të vonuar, sepse përmes kësaj forme edhe qytetarët do të vetëdijesohen që çdo veprim i tyre do të përdoret si prove materiale në një procedurë hetimore/penale. Por është mirë që me kamera të pajisen vetëm pjesëtarët e rendit dhe ata të trafikut të cilat kanë kontaktin e parë më qytetarin ndërsa njësit tjera speciale (hetimore, NJRSH, NJSO, FIT etj) mos të ngarkohen me bodycamera sepse ua komplikon hapësirën vepruese në parandalimin dhe luftimin e krimit”, tha ai.
Madje, ai vlerëson se pjesëtarët e policisë duhet të përdorin edhe elektroshokët si mjete për të stopuar të dyshuarin i cili paraqet rrezik.
“Shtet si Gjermania, Anglia dhe Amerika vetëm që i kanë pjesë përbërës këtë element të ri pune për pjesëtarët e saj. Por është mirë që në një proces të mëtutjeshëm të avancimit të mjeteve policore të përdoren edhe elektroshokët si mjete për të stopuar të dyshuarin i cili paraqet rrezik për veten dhe për shoqërinë në përgjithësi dhe ky mjete do të ndihmonte shumë me shumë pjesëtarëve të rendit që situatat të pakontrolluara ti menaxhoj më lehtë dhe të parandaloj veprimet kriminale”, ka thënë Shala për arbresh.info.
Maloku: Bartja e kamerave të trupit do jetë mbrojtje për zyrtarët policorë nga sjellja arrogante e qytetarëve
Por, njohësi tjetër i sigurisë Naim Maloku vlerëson se përmes bartjes së kamerës së trupit do të mbrohen zyrtarët policor dhe jo qytetarët, pasi sipas tij, qytetarët janë ata të cilët kanë sjellje arrogante ndaj policëve.
“Nuk është diçka e re që po ndodh vetëm ne Kosovë. Por shumë policë nuk munden ta dëshmojnë që kanë qenë të provokuar tej mase nga qytetari, dhe kjo është më tepër një masë mbrojtëse për policinë, por edhe për qytetarinë”, shprehet Maloku për arbresh.info.
Edhe ai e konsideron si veprim të vonuar këtë veprim.
“ Është një veprim i vonuar për mentalitetin tonë të qytetarëve tanë, sepse sjelljet e qytetarëve janë tejet arrogante dhe fyese ndaj Policëve të Kosovës”, thotë Maloku.
Ndryshe, gjatë vizitës zyrtare në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka paralajmëruar se pjesë e planifikimeve shtesë janë edhe realizimi i projekteve për vendosjen e pajisjeve të kamerave të trupit për punonjësit policor, e cila do të mundësojë një qasje më profesionale, ngritje të transparencës dhe një menaxhim sa më efikas.
Vizita e tij në Gjakovë erdhi pas suspendimit të shtatë zyrtarëve policorë, të cilët kishin bërë për spital një qytetar.
Kamera e trupit do të shërbejë në parandalimin e sjelljeve abuzive të punonjësve të Policisë. Një policë me kamerë në trup e ka shumë më të vështirë të sillet në mënyrë abuzive, por mbi të gjitha të abuzojë me transparencën në rast të çdo ankimi, nga çdo qytetar, për çdo punonjës policie./A.Zeka/arbresh.info/
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave