Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në faqen e tij zyrtare në ‘facebook’, ka publikuar një video në të cilën i parashtrohen disa pyetje të cilat nuk ndërlidhen shumë me politikën.
Megjithatë pashmangshëm në vigjilje të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ai pyetet se kë e zgjedh në mes të Albin Kurtit dhe Avdullah Hotit.
“Binin apo Dullën”, është pyetja që i bëhet Hoxhajt.
Megjithatë ai nuk përgjigjet dhe shpërthen në të qeshur në momentin që dëgjon pyetjen.
Përveç tjerash në këtë intervistë Hoxhaj zgjedh Joe Bidenin përpara Donald Trumpit dhe tregon se çfarë do të dëshironte të ishte me profesion nëse jo politikan.
Hoxhaj tregon edhe për vendet e tij të preferuara në Prishtinë e në gjithë Kosovën, shtetin e preferuar në Evropë e pyetje të tjera.
Kurti nënshkruan vendimin për nisjen e procedurës për hapje ...
Dokumentari i Toni Kukës, Hovenier: Përkushtimi i tij e vend...
Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...