Google ADS

“Zogu i Tiranës” infektohet me Covid, si paraqitet gjendja e tij

16:22 | 6 Shkurt 2021
Arbresh.info

Moderatori shumë i përfolur në rrjetet sociale, Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”, ka vuajtur prej muajsh dënimin me arrest shtëpie. Mirëpo, duket se ‘hallet’ nuk kanë mbaruar.

Mësohet se Hermesi është infektuar me koronavirus. Ai është izoluar në apartamentin e tij në një zonë luksoze të Tiranës, shkruan Express.

Nikaj u prangos në fund të nëntorit të vitit të shkuar me akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit” pasi policia pretendoi se merrej me gjetjen e vajzave me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion kundrejt pagesave.

Ndërsa në muajin dhjetor ai u paraqit në ambientet e Gjykatës në dhomën penale për t’u degjuar si i pandehur lidhur me akuzat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme