Janë aprovuar formularët e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit pa emrat e kandidatëve të pacertifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Kjo ka shkaktuar reagime nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ.
Anëtari i KQZ-së, Alim Rama nga LVV ka reaguar në lidhje me këtë duke thënë se mund të krijohet një huti tek komisionerët dhe vëzhguesit tek formularët.
“Ky është vendim i qëllimshëm që të krijohet huti në bartjen teknike të punës së KQZ. KQZ në mënyrë të qëllimshme tenton të krijojë huti, që të ketë sa më shumë ri-numërime. Këtu ka përgjegjësi penale se vendimi është qëllimshëm”, tha ai.
Tutje Rama kërkoi që të rregullohen gabimet teknike në formularë.
“Kërkoj që tek formualrët të mbetet hapësira tek numri 1 dhe 6, sepse bartja bëhet në mënyrë mekanike nga komisioni. Dje jeni anku që jeni pjesë e sulmeve, ndërsa tash po shoh që ju po doni me kriju problem, e kjo është vepër penale. Nëse formularët formulohen në atë lloj që të krijohet bartje teknike atëherë është problem. Votat do të numërohen dhe do të regjistrohen”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.
Kryetarja e KQZ, Valdete Daka reagoi duke i thënë që mos t’ia përmend emrin e saj, pasi sipas saj çdo vendim është i bazuar në ligj.
“Nuk shoh asgjë të paligjshme në atë që e kemi zbatuar vet. Dhe kanditatët këtu janë të gjithë të certifikuar. A bën mos me më përmend mu”, ka thënë ajo.
Ndërsa, anëtari nga Nisma Socialdemokrate, Eshref Vishi ka thënë se është shqetësuese se si një subjekt politik bën thirrje tek votuesit për veprimet që bien ndesh me dokumentet e miratuara në KQZ.
“Duhet të sigurojmë procesin zgjedhor se ai duhet të rrjedh normalisht. Miratimi i formularëve dhe formularëve për përputhjen e rezultateve, rezultatet e kandidatëve dhe të votave të kandidatëve mendoj që janë në përputhje të rregullave zgjedhore. Është shqetësuese që ka subjekt politik që bën thirrje tek votuesit për veprimet që i bien ndesh me dokumentet e miratuara në KQZ”, ka thënë Vishi.
I menjëhershëm ishte reagimi i Ramës, i cili tha se është duke iu referuar ligjit dhe se Vishi e tha një gjë të pasaktë.
“Jam duke iu referuar ligjit sepse eshrefi tha një gjë shumë të pasaktë”, tha anëtari i KQZ-së nga LVV-ja, Alim Rama.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...