Pasi e refuzoi, Atdheu fton Ledianën në takim dhe kështu iu përgjigj ajo

12:02 | 6 Shkurt 2021
S D

Javë më parë, Lediana e kishte zgjedhur Atdheun për një takim, por ky i fundit nuk pranoi, shkruan lajmi.net.

Konkurrenti tha se takimin me të nuk po e pranon jo për faktin se nuk i pëlqen ajo, por se ashtu e ndien në ato momente.

Por, në puntantën e fundit, Atdheu mori mikrofonin në duar dhe e ftoi Ledianën në takim, ndërsa kishte edhe disa fjalë.

“Dua ta ftoj Ledianën në një takim. Nuk jam penduar për refuzimin, sepse ashtu jam ndjerë në ato momente por nuk kam thënë që s’më pëlqen Ledjana apo që s’dua të dal me të se nuk më ngjit. Mendoj se është momenti tani”, tha Atdheu.

Ndërkohë, Lediana iu përgjigj “Duke qenë se nuk jam personi që e bëj refuzimin me refuzim, e pranoj. Edhe kam qejf të dal. Të dyja bashkë”. 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme