Më 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Në këtë ditë Vetëvendosje do të ketë 2 mijë e 500 komisionerë dhe 6 mijë vëzhgues në çdo vend ku votohet dhe ku numërohen votat.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në “Facebook”, Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar se vëzhguesit e huaj, mediat por edhe gjithë qytetarët janë të gatshëm për të ndihmuar që të mos vidhet asnjë votë, shkruan arbresh.info.
“Një trupë e mirorganizuar dhe e trajnuar, me 2500 komisionerë dhe me 6000 vëzhgues, do të jenë në çdo vend ku votohen e numërohen votat. Edhe vëzhguesit e huaj, mediat, por edhe gjithë qytetarët, kësaj radhe do të jenë të gatshëm për të ndihmuar që asnjë votë të mos vidhet. Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti që ka vendosur standardin e mbrojtjes aktive të votës përballë çdo manipuluesi”, thuhet në shkrimin e VV.
Tutje potencohet se asgjë nuk i është lënë rastësisë dhe se 14 shkurti do të jetë një ditë e madhe e një fitoreje të jashtëzakonshme.
“Lëvizja gjithnjë ka qenë në mbrojtje të votës së lirë, pa patur parasysh se për cilin subjekt ka qenë ajo votë. E tash kur ndryshimi pritet të jetë kaq i madh, edhe më të sigurta e të garantuara do të jenë votat e të gjithë qytetarëve. Asgjë nuk i është lënë rastësisë, sepse do të jetë një ditë e madhe e një fitoreje të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...