Clemens Koja, kreu i Misionit të OSBE-së në Shkup, në një intervistë për AIM-n tha se regjistrimi është një operacion shumë i rëndësishëm statistikor për Maqedoninë pas gati 20 vjet pa të.
“Është inkurajuese që disa nga partitë e opozitës mbështetën miratimin e Ligjit të Regjistrimit, edhe pse nuk kishte konsensus të plotë. Pas gati 20 vjetësh, është e rëndësishme që vendi të kryejë një regjistrim, pasi ai do t’u mundësojë institucioneve qeveritare të zhvillojnë dhe zbatojnë politika për përfitimin e qytetarëve bazuar në të dhëna të azhurnuara. Sipas mendimit tim, ligji është përgatitur sipas praktikave dhe standardeve më të mira të institucioneve të ndryshme me kompetencë në këtë fushë, siç janë Komisioni Ekonomik i OKB-së për Evropë dhe Eurostat”, përgjigjet Koja.
Ai thotë se shumë shtete anëtare të OSBE-së po planifikojnë regjistrim këtë vit, ndërsa thelbësore në pandemi do të jetë sigurimi i shëndetin të të gjithë atyre që janë të përfshirë në kryerjen e regjistrimit.
“Regjistrimi nuk është çështje e OSBE-së dhe shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së përdorin modele të ndryshme. Shumë vende pjesëmarrëse planifikojnë të kryejnë regjistrimin këtë vit. Operacioni statistikor këtë vit do të jetë një sfidë sidomos duke pasur parasysh pandeminë Covid-19. Është e rëndësishme për Qeverinë të krijojë protokolle të qarta për të siguruar sigurinë dhe shëndetin e regjistruesve në terren dhe familjeve që do të anketohen. Përvoja nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në korrik 2020 më jep besimin se protokollet e vendosura do të ndiqen”, shtoi Koja./telegrafi
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...