Bien në prangat e Policisë së Tiranës 6 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.
Ata janë arrestuar për krime të ndryshme, qysh nga dhuna në familje deri te ushtrimi i lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimin në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kadri Kërciku”, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit E. I. O. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, sepse në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij të cilës i’u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 43 vjeç, pasi në rrugën “Bardhyl”, në ambientet e brendshme të një lokali në administrim prej tij u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kompjuter dhe 1 aparat celular.” – njofton policia.
Po ashtu u ndalua edhe shtetasit A. H, 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. H., 22 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; A. H., 36 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./oranews
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...