Pse gjumi i tëpërt në fundjavë nuk është i shëndetshëm

00:21 | 6 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Rezultatet e një studimi në Universitetin e Kolorados treguan të dhëna interesante mbi gjumin.

Shumica prej nesh mezi pret fundjavën që të flejë më shumë, megjithatë studimi ka gjetur se kjo nuk është aspak produktive dhe e shëndetshme, transmeton portali arbresh.info

Të anketuarit për studim u ndanë në tre grupe.

Grupi kërkimor vëzhgoi modelet e gjumit dhe sjelljen e 36 të rriturve të shëndetshëm gjatë nëntë netëve. Këto grupe të rriturish u ndanë në tre grupe.

Grupi i parë u lejua të flinte për nëntë orë natën, grupi i dytë u lejua të flinte për rreth pesë orë dhe më në fund, grupi i tretë ishte përzierje mes të dyjave, ata që flinin pesë orë në natë gjatë javës dhe sa dëshironin gjatë fundjavës.

Rezultatet treguan se më shumë gjumë gjatë fundjavave në të vërtetë nuk ka një efekt pozitiv në metabolizmin e trupit. Në fakt, po ndodh e kundërta. Gjumi i gjatë është në të vërtetë mjaft i dëmshëm dhe studiuesit kanë vërejtur një “rënie të ndjeshmërisë ndaj insulinës”.

Sipas studimit, truri përjeton disa lloj vonesa mes ditëve të punës dhe fundjavës. Këto vonësa dërgojnë në “desinkronizim, sepse gjumi parandalon trupin të ekspozohet ndaj dritës së mëngjesit”.

Studiuesit thonë se është shumë e rëndësishme që të ngriheni çdo ditë në të njejtën kohë, pasi kjo ndihmon kundër lodhjes dhe do të ndiheni më vigjilent./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme