Google ADS

Çfarë lloji i nënës jeni? Vegane, e nxituar apo e fiksuar pas Instagramit

23:53 | 5 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri, kështu që stili arsimor dhe marrëdhëniet me fëmijët ndryshojnë për secilin prind.

Duke u nisur nga fakti se të gjitha mënyrat e prindërimit kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre, Shivon Frigard, themeluesja e faqes së njohur të prindërve “ChannelMum.com”, kreu një hulumtim të hollësishëm bazuar në të cilin ajo klasifikoi nënat, transmeton portali arbresh.info

E fiksuar pas Instagramit

Pavarësisht nëse ka një apo tre fëmijë, ajo është gjithmonë e rregullt, me make-up dhe e gatshme për të bërë një foto perfekte. Ajo është gjithmonë e qeshur dhe e durueshme dhe ka mirëkuptim për shpërthimin e çdo fëmije. Kjo është arsyeja pse miqtë e fëmijëve të saj e duan atë gjithashtu.

Vegane

Ka qëllime të mira dhe të përzemërta, dhe festat e saj dhe ditëlindjet e fëmijëve janë pa plastike, vezë, mish, qumësht. Ajo përdor çdo mundësi për të informuar fëmijët kuriozë se pse nuk duhet të veshin rroba të bëra me lesh dhe pse duhet të mbrojnë kafshët. Fëmijët e saj nuk hanë ushqim të shpejtë, transmeton portali arbresh.info

Mami e nxituar

Ajo është e mërzitur, nën stres dhe vazhdimisht ngutet diku. Pothuajse gjithmonë është parkuar pikërisht para shkollës, ndërsa fëmijët zbresin nga makina me një sanduiç në dorë, sepse nuk arritën me kohë për të ngrënë mëngjes në shtëpi. Organizimi nuk është pika e saj e fortë dhe shpesh është e shpërqendruar. Ka tolerancë të ulët ndaj fëmijëve problematikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme