Google ADS

Bayerni triumfon minimalisht ndaj Herthas

22:39 | 5 Shkurt 2021
A. B.

Bayern Munich nuk njeh rivalë në Bundesliga dhe shkon në Botërorin e klubeve me moralin e lartë.

Skuadra e Hansi Flick mori fitoren e 5-të rresht pasi triumfoi në transfertën ndaj kryeqytetasve Hertha Berlin me rezultatin minimal 0-1.

Vendosi gjithçka një gol i Kingsley Coman në minutën e 21-të, finalizim që erdhi pas asistit të Thomas Muller.

Bayerni e kishte mundësinë më herët për të zhbllokuar shifrat por në minutën e 12-të Lewandowski gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke humbur mundësinë për të shënuar golin e 25-të në këtë sezon të Bundesligas.

Pavarsisht përpjekjeve të Herthas Bayerni e ruajti avantazhin deri në fund duke u ngjitur në kuotën e 48 pikëve pas 20 ndeshjesh, 10 më shumë se Leipzig i vendit të dytë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme