Kreu i Departamentit për Ballkan në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, Dan Orian, derisa ka folur lidhur me marrëdhëniet e Izraelit me shtetet e Ballkanit në të ardhmen.
Derisa po fliste për për njohjen e Kosovës nga ana e Izraelit, Orian tha se Serbia nuk është aspak e lumtur për këtë.
Orian pranoi se njohja e Kosovës nga Izraeli mund t’i dëmtojë marrëdhëniet në mes të Izraelit dhe Beogradit në një periudhë afatshkurtër, njofton EO.
“Pa dyshim që Serbia nuk është aspak e lumtur për këtë. Kosova është, siç thonë ata, ‘Jeruzalemi i tyre’. Por ata kanë shumë miq që e njohën Kosovën, nga ne [Izraeli] te Franca dhe Gjermania dhe shumë të tjerë. Po, për një kohë do të jetë më e vështirë pasi Serbia është shumë afër nesh”, ka thënë Dan Orian për themedialine.
Megjithatë, Izraeli shpreson se Serbia do t’i përmbushë premtimet e marrëveshjes së nënshkruar në Uashingotn në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...