Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se deklarata e saj në lidhje me KQZ-në ishte detyrë e një presidenti dhe kjo nuk ka të bëjë me çështjet partiake.
Ajo tha se nuk ka qenë fare kërcënim, por se ka kryer një detyrë themelore.
“Atë ditë mënyra se si ka rrjedhur ngjarja dhe mbledhja e KQZ-së është parë si politizim i skajshëm i vendimeve. Ta dëgjojnë në detaje këtë mbledhje, përfshirë edhe pjesët ku i thoshin ‘lexoje si ta kemi shkruar’ dhe të tjera. Të vijnë në përfundim edhe qytetarët. Kjo s’ka të bëjë me Vetëvendosjen, por me qasjen që kërkohet nga një institucion që të bëjë detyrën parësore për mbrojtjen e pavarësisë së tij”, ka deklaruar Osmani.
Osmani ka thënë se interpretimet rreth deklaratës së saj kanë qenë më shumë politike sesa juridike.
“S’ka pas të bëjë reagimi im me votën e Dakës, sepse ajo ka të drejtë të votojë çfarë të dojë, por për mënyrën se si e ka udhëhequr atë mbledhje. Shpresoj që më gjëra të tilla të mos ndodhin dhe që secili anëtar i KQZ-së të jetë i ndershëm dhe i paanshëm”, ka pohuar ajo për Klan Kosova.
Osmani ka thënë se edhe deklarata e Quntit ishte kërkesë nga KQZ-ja për paanshmëri.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...