Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) ka përgatitur dhe, me 25 janar 2021, ka publikuar Raportin Nr. 262 me titull “Rinisja e dialogut Kosovë-Serbi” (“Relaunching the Kosovo-Serbia Dialogue”).
ICG, që për më shumë se dy dekada ka kontribuar duke dhënë ide kreative për të shtyrë proceset në Kosovë përpara, është padyshim një organizatë, përkatësisht ‘think-tank’ i respektuar dhe i vlerësuar.
Natyrisht, është për t’u mirëpritur çdo përpjekje e cila ka si synim ofrimin e sygjerimeve konstruktive dhe funksionale, të cilat Kosovës dhe Serbisë do u ndihmonin në arritjen e një marrëveshjeje gjithëperfshirëse, ligjerisht të obligueshme, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë në kufinjtë ekzistues.
Dialogu aktual midis Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE, nuk është vazhdim i dialogut teknik por është dialog politik që zhvillohet mbi bazat shtet-me-shtet. Ky dialog ka për qellim parësor hapjen e rrugës së integrimit edhe të Kosovës, e edhe të Serbisë në në BE, si dy shtete të pavarura. Nga ky pikëshikim, pajtohem me të gjeturat e raportit se ‘ambiguitetet konstruktive dhe fokusimi në çështje teknike nuk është më qasje e qëndrueshme’. Rrjeshimisht pra, çështja thelbësore midis Kosvës dhe Serbisë duhet adresuar pa u vonuar. Raporti, me të drejtë, rekomandon që Kosova dhe Serbia duhet të ‘vlerësojnë konditat e njohjes së ndërsjellë’.
Sidoqoftë, vlerësoj se çdo opcion që promovon ide për ndarjen e Kosovës, apo çfardo frome këmbimi territoresh, që prek kufinjtë e tashëm të Rpublikës së Kosovës është i papranueshëm dhe i rrezikshëm. Kosova është shtet multi-etnik, i të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në te. Me Kushtetutën e saj, Kosova është zotuar të mos kërkojë bashkim me asnjë shtet dhe të mos ketë kërkesa e pretendime territoriale ndaj asnjë shteti.
Me pranimin unilateral të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, apo siq është berë zakon të thuhet, Pakon Ahtisaari, vendi ynë ka aprovuar një pako gjeneroze privilegjesh dhe të drejtash për komunitetet jo-shumicë, në veçanti për komunitetitn serb në Kosovë. Integriteti territorial dhe unitariteti kushtetues brenda kufinjëve ekzistues është parakusht fundamental për Kosovën si shtet multi-etnik. Ndarja apo këmbimi i territoreve përgjatë linjave apo kriterit etnik pra, jo vetëm që është shkelje e parimeve fundamentale dhe rregullimit kushtetues të Kosovës, por është edhe në kundërshtim me vlerat evropiane. Kjo, rrjedhimisht përbën kërrcnim serioz për paqen dhe sigurinë rajonale, mbase edhe përtej.
Duhet të them pra, se është zhgënjyese që Raporti i ICG, analizën që u bënë opcioneve të cekura më lartë e kornizon në favor të ndarjes apo kembimeve territoriale si zgjidhje midis Kosovës dhe Serbisë. Raporti më tej konstaton se “Këmbimi i zhvillimit me njohje” refuzohet nga Serbia, ndërsa opsioni i “Autonomisë” për pakicën serbe refuzohet nga Kosova, derisa, gjithnjë sipas raportit, “Status-Quo”-ja si opsion nuk pëlqehet nga asnjëra palë. Prandaj Rapori sikur “këshillon” se i vetmi opsion i pranueshëm për të gjithë do të ishte modifikimi i kufirit (“border modification”). Me fjalë të tjera ndarja e Kosovës. Në vend që t’u bëjë një analizë objektive opcioneve për dakordimin për njohje të ndërsjellë pa u lëshuar në aventura të rrezikshme siq është ndarja dhe duke përkrahur ndarjen e Kosovës, ky Raport del i shtrembëruar dhe jo i besueshëm.
Dua të theksoj poashtu se konstatimi në Raport se “Status-Quo”-ja nuk pëlqehet nga asnjëra palë, nuk qëndron, sepse është pikërisht Serbia e cila e pelqen status-quonë, në pritje të ndonjë mrekullie në formën e një ambienti dhe konteksti politik të përshtatshëm për imponimin e pretendimeve të saja politike e territoriale ndaj Kosovës. Një gjendje pezull, quditërisht duket se u shkon për shtati, e mbase edhe përkrahet edhe nga ndonjë forcë politike në Kosovë, sepse vetëm në një ambient të tillë edhe mund të egzistojnë.
Republika e Kosovës, gjatë 8-9 muajve të kaluar, ka bërë hapa të rëndësishëm të konsolidimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar edhe gjatë dialogut të rinisur, e të ndërmjetësuar nga BE në Bruksel . Dhe, dialogu duhet të vazhdoj dhe të mbyllet me njohje të plotë të shtetit të Kosovës nga Serbia. Poashtu, marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë i ka dhënë një impetus të ri forcimit të Kosovës, dhe të vetmit opsion, e që është njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi. Njohja dhe formalizimi, përkatësisht vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Israelin, si dhe vendimi për të hapur ambasadat, ate të izraelit në Prishtinë dhe ate të Kosovës në Jerusalem, shënojnë një tjetër kthesë të rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen e saj si shteti i pavarur dhe sovran. Dhe, kjo është çështje e mbyllur përgjithmonë, përkundër deklaratave shumë të dëmshme dhe infantile, të lëshuara me një lehtësi të padurueshme nga ndonjë force politike apo “politikanë e diplmatë” se do të “rishqyrtohet vendimi për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem”.
Këta të ashtuquajtur politikanë e diplomatë, me gjasë nuk kuptojnë as nocionet elementare të përgjegjësisë dhe sjelljes diplomatike. Ose edhe me keq, dëmtojnë interesat fundamentale nacionale për përfitime populliste e personale politike.
Prandaj, rekomandimet implicite për ndarjen e Kosovës në Raportin e ICG janë të papranueshme, jo vetëm për Kosovën por edhe për SHBA-të dhe pjesën dërmuese të vendeve të BE-së.
Gjykata Ndërkomëtare e Drejtësisë, me një vendim bindës, ka konkluduar me 22 korrik 2010, se shpallja e pavarësia së Kosovës nuk ka shkelur asnjë normë të aplikueshme të Drejtës Ndërkombëtare. Pra, Kosova është shtet i pavarur brenda kufinjëve të saj ekzistues. Ky është një realitet politik i pakthyeshëm dhe i panegociueshëm.
Prandaj, Çfardo kontributi dhe ndihmese për arritjen e njohjes së ndersjellë Kosovë-Serbi, që mëton të mirret seriozisht, duhet të ndërtohet mbi këtë premise fundamentale./arbresh.info/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...