Federata e Basketbollit e Kosovës ka reaguar në lidhje me incidentin e sotëm që ka ndodhur në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku kanë hyrë tifozët e klubit nikoqir pas përfundimit të takimit KB Golden Eagle Ylli – Rahoveci.
Disa tifozë kanë thyer derën dhe kanë hyrë brenda në tribuna.
Në lidhje me këtë incident ka reaguar edhe Federata e Basketbollit e Kosovës.
Ata në një komunikatë të lëshuar thanë se përgjegjësit e këtij incidenti do të ndëshkohen konform Propozicioneve të Garave.
“Në lidhje me këtë ngjarje janë njoftuar edhe autoritetet përkatëse dhe tashmë do të merren të gjitha masat që në finale të mos përsëritet assesi një situatë e tillë. FBK dhe KB Golden Eagle Ylli janë duke bërë çmos që të respektojnë masat anti Covid-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës dhe beson që në finalet, të cilat do të zhvillohen të dielën të nuk do të ndodhë një gjë e tillë.FBK e ka primare shëndetin e sportistëve të saj dhe popullatës në përgjithësi, dhe incidente të tilla si kjo që ndodhi në palestrën “13 Qershori” nuk i kontribuojnë aspak situatës aktuale me pandeminë Covid-19. Përgjegjësit e këtij incidenti do të ndëshkohen konform Propozicioneve të Garave” – thuhej ndër tjera në reagimin e FBK-së.
Ylli arriti të fitonte takimin me rezultat 87:66 duke u kualifikuar në finale të Final 8, aty ku e pret fituesin e takimit mes Ponte Prizrenit dhe Prishtinës.
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...