Pacolli fton elektoratin që të votojnë kandidatët e AKR-së

17:49 | 5 Shkurt 2021
A. B.

Kandidati për president të Kosovës, Behgjet Pacolli ka prezantuar gjashtë kandidatët për deputetë të AKR-së që garojnë në listën e përbashkët me LDK-në, për të cilët ka thënë se janë “shtet ndtërues”.

Pacolli u ka bërë thirrje elektoratit që të votojnë pesë prej tyre pasi sipas tij “cilindo që zgjidhni nuk do gaboni”.

“Këta janë personat me integritet moral e përgatitje profesionale që do të bëhen zëri i juaj në legjislaturën e ardhshme.

Mund të votoni për 5 prej tyre, por cilindo që zgjidhni nuk do gaboni.

Është koha e zhvillimit e ndërtimit. Është koha e SHTETndërtuesve”, ka shkruar Pacolli.

Këta janë personat me integritet moral e përgatitje profesionale që do të bëhen zëri i juaj në legjislaturën e ardhshme….

Posted by Behgjet Pacolli on Friday, 5 February 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme