Pas daljes nga Bashkimi Europian, Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje të partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut.
“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënon një hap të mëtejshëm në përmbushjen e kuadrit ligjor mes dy vendeve në këtë fushë, pasi synon sigurimin e vijimit të bashkëpunimit dhe vazhdimin e tregtisë midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me të njëjtat kushte preferenciale dhe pas daljes së saj nga BE.
Kjo marrëveshje ka një qasje trepalëshe ndaj rregullave të origjinës, midis Mbretërisë së Bashkuar, Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku palët bien dakord që në tregtinë mes tyre të ruajnë po ato kushte preferenciale të cilat rezultojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, si për produktet bujqësore ashtu edhe për produktet industriale, si dhe angazhohen të sigurojnë një platformë për liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë midis tyre.
Promovimi dhe zgjerimi i tregtisë dypalëshe përmes zhvillimit të harmonizuar të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe eliminimit të barrierave dhe kufizimeve në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve do të kontribuojë në zhvillimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.
“Referuar të dhënave, ekziston një potencial ende i pashfrytëzuar i rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy shteteve tona. Britania e Madhe përbën rreth 1.4% të totalit të importeve tona nga vendet anëtare të BE-së dhe 0.4% të totalit të eksporteve në vendet e BE-së. Për këtë qëllim, miratimi i kësaj marrëveshjeje do të vazhdojë në thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve, pasi pritet të ndikojë ndjeshëm në nivelin e flukseve të FDI në Shqipëri, si edhe të rrisë eksportet shqiptare, duke përmirësuar ndjeshëm bilancin tregtar të vendit”.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele