Konfirmon SHSKUK: Drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazi-Berisha ka dhënë dorëheqje

16:57 | 5 Shkurt 2021
L G

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka konfirmuar për arbresh.info lajmin për dorëheqjen e drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazi-Berisha ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

“SHSKUK ju konfirmon se u.d. drejtoresha e Klinikes Infektive sot ka paraqitur dorëheqjen e saj, për arsye personale”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së për arbresh.info.

Ndryshe, bëhet e ditur se dorëheqja e saj ka ndodhur për shkaqe personale.

Dr. Lindita Ajazi-Berisha ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2019 si ushtruese e detyrës, pas pensionimit të ish-drejtorit Hamdi Ramadani. Ajo ka udhëhequr Klinikën Infektive prej fillimit të pandemisë Covid-19.

Klinika Infektive gjatë pandemisë ka qenë fronti kryesor për trajtimin e pacientëve të sëmurë me Covid./arbresh.info/

LEXO EDHE

Jep dorëheqje drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazaj-Berisha – Arbresh.info

Të ngjashme