Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.161 testime për coronavirus, prej të cilëve 314 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup – 179, Kavadar – 17, Prilep – 16, Veles – 12, Ohër – 11, Tetovë – 10, Manastir – 7, Dellçevë – 6, Gjevgjeli dhe Negotinë – nga 5 në të dy qytetet, Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Strugë, Radovish, Demir Hisar dhe Demir Kapija – 4 secili qytet, Kërçovë dhe Krushevë – 3 secili, Shtip, Sveti Nikollë dhe Kriva Pallankë – 2 secili, Resnjë, Probishtip, Vinica, Vallandovë, Kratovë dhe Dojran – 1 secili qytet.
Nga MSH thonë se në ditën e fundit kanë ndërruar jetë edhe 8 pacientë, kurse Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 210 pacientë të shëruar.
Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 94.196, prej të cilëve 83.634 janë shëruar, ndërsa 2.908 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (5 shkurt) është 7.654./telegrafi
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja