Së fundmi në rrjete sociale ka qarkulluar një video, në të cilën shihej një çift bashkë në makinë. Thuhej se çifti në fjalë ishin Andi me Melisën, të cilët përfliten prej kohësh për një lidhje të fshehtë.
Videoja në fjalë u bë shumë shpejt virale dhe madje fansat e dyshes nisën të kërkonin sqarime. Mirëpo e vërteta e videos qëndron ndryshe.
Në videon në fjalë nuk janë Andi dhe Melisa, sepse ajo as që është realizuar në Shqipëri. Kjo video është bërë në Amerikë dhe duket se është shpërndarë qëllimisht me cilësi jo të qartë, që të gjithë të mendonin se personat që shfaqeshin në të ishin pikërisht dy konkurrentët e “Për’puthen”.
Gjithsesi Andi dhe Melisa kanë thënë se janë thjesht miq të mirë dhe asgjë më tepër. I ftuar para disa ditësh në programin “Roped With Olsi” Andi tha se për Melisën ka një simpati të veçantë dhe se e ka takuar disa herë pas daljes nga programi.
“Melisën e kam shumë shoqe, kam shumë respekt për Melisën. Do t’i thoja suksese në jetë, besoj që ka për të ecur shumë përpara. Kam një simpati të veçantë për Melisën. Me thënë të drejtën, unë Melisën edhe pasi kam dalë jashtë emisionit e kam takuar dy-tre herë për kafe, më ka ardhur tek kafja ime për respekt. Më duket shumë gocë e mirë, gocë me iniciativa të larta. Ndoshta mund ta kisha njohur pak më tepër, por nuk është se e njoh aq sa për të thënë që … Muhabeti është që nëse do të njohësh një person, ta njohësh tamam, të mos kemi aventura. E kemi kaluar atë pjesë.”, ka treguar Andi.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën