Futbollisti kosovar ka qenë pjesë e Sionit që nga fëmijëria duke luajtur për grupmosha të ndryshme ndër vite, shkruan lajmi.net.
E tani, lojtari ka nënshkruar kontratë profesionale me ekipin e parë, që do ta mbajë atë në klub deri më 2025.
“Sulmuesi i ri nënshkroi kontratën e parë me FC Sion deri në 2025”, ka njoftuar klubi përmes një komunikate zyrtare të postuar në llogarinë e tyre në facebook.