Mbi 500 nxënës mbesin jashtë shkollave, Avdullah Hoti nuk e mbanë premtimin për Kamenicën

12:47 | 5 Shkurt 2021
V. S.

Ndonëse gjysëm vjetori i dytë i vitit shkollor ka filluar më 18 janar, janë mbi 500 nxënës që nuk i kanë shijuar ende për as një ditë bankat shkollore.

Bëhet fjalë për 15 shkollat e komunës së Kamenicës të cilat janë mbyllur si pasoj e reformës në arsim të bërë në atë komunë nga Kryetari Qëndron Kastrati, raporton arbresh.info

Lidhur më këtë shqetësim të tyre, banoret e fshatrave të Komunës së Kamenicës kanë dorëzuar një kërkesë tekë Kryeministri ën detyrë, Avdullah Hoti.

Ata janë duke kërkuar ndihmë nga Hoti që fëmijët e tyre të vazhdojnë procesin mësimor në shkollat e tyre e jo në shkollat amë ashtu siç është paraparë më reformën arsimore.

Ndryshe,  nxënësit e këtyre shkollave,  mësimin e kishin bojkotuar edhe në gjysëm vjetorin e parë duke shprehur revoltën për mbylljen e shkollave në fshatrat e tyre./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme